E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Edi Rama tradhtar i Kosovës”, Basha: A mund ta lëmë Shqipërinë në duart e këtyre 7 njerëzve
Politikë

“Edi Rama tradhtar i Kosovës”, Basha: A mund ta lëmë Shqipërinë në duart e këtyre 7 njerëzve

Gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve, kreu demokrat, Lulzim Basha e konsideroi Edi Ramën si tradhtar të Kosovës, duke mos dhënë komente të mëtejshme.

Basha-oprotesta-11-majit

 

“A mund ta lëmë ne Shqipërinë tani që jemi kaq afër ëndrrës tonë Shqipëria si gjithë Evropa. Kryehajduti i 30 viteve tranzicion, t’i hedhë duvakun e  despotizmit aziatik, a mund ta lemë ne Shqipërinë në duart e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Gramoz Ruçit, Ymer Lalës, Emiljano Shullazit, Avdylajve me shokë, kurrsesi jo. Shqipëria e klikës duhet të rrëzohet dhe do të rrëzohet. Shqipëria e shpresës, e njerëzve të ndershëm që besojnë në Zot, besojnë tek familja, nuk e tradhtojnë kombin si tradhtari i Kosovës, Edi Rama”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu orët, ditët dhe javët e ardhshme janë decizive pasi bota i ka sytë nga Shqipëria.

“I kthyem mandatet sepse nuk mund të ketë më Parlament të pazareve, qeveri pazar, zgjedhje false, drejtësi false, ekonomi false, shëndetësi false dhe arsim fallco. Ne e dimë se rruga jonë drejt Evropës kalon vetëm përmes fitores në këtë betejë. 12 vjet më parë, Shqipëria e frikës, e territ, e varfërisë, e arrogancës, e korrupsionit, e hajdutërisë mbizotëronte si re e zezë anembanë vendit. Shikoni se çfarë kemi arritur dhe jemi krenarë për bashkimin më të madh, bashkimin më të vendosur të qytetarëve shqiptarë.

Orët, ditët dhe javët e ardhshme janë decizive. Rruzulli i ka sytë sot tek bashkimi i shqiptarëve për liri dhe demokraci nuk duhet të kenë dyshim se cila është vija jonë e kuqe, nga fundi i sheshit Skenderbej, tek fillimi i Nënë Terezës, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne, Evropës i sjellim vlerë unike vlerën e bashkimit në shpirt dhe ne zemër me besimtarë të zotit, para se vëllezërit e agjërimit ta thyejnë atë. Sakrifica juaj ndriçoftë rrugën tonë me bekimin hyjnor”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.