E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURRES/Protesta para AKU-së, ja çfarë po ndodh/ “Domatet si VIP-at e bllokut…” (FOTO)
Lajme

DURRES/Protesta para AKU-së, ja çfarë po ndodh/ “Domatet si VIP-at e bllokut…” (FOTO)

Një protestë u zhvillua sot para godinës së AKU-së, ku dhjetra të rinj nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit, shprehën pakënaqësitë ndaj mosfunksionimit të kontrolleve për produktet ushqimore.

Protesta kishte si qëllim një lloj sensibilizimi dhe ngritjen e pakënaqësive ndaj ushqimeve të pakontrolluara që qarkullojnë në tregjet shqiptare duke filluar nga perimet me pesticide e deri tek produktet e tjera të mishit të pakontrolluara.

Të rinjtë madje kanë marrë iniciativën të kryejnë disa analiza për të treguar hormone që përmbajnë dhe shkallën e rrezikshmërisë që paraqesin këto produkte për konsumatorët.

Duke protestuar me pankarta në duar që shkruajnë: ” AKU zgjohu” , “Domatet si vipat e bllokut” dhe postera të tjerë, të rinjtë e FRPD-së goditën me domate godinën e AKU-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.