E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NJOFTIM I RËNDËSISHËM, ANULOHEN TË GJITHA FLUTURIMET NGA RINASI DREJT ITALISË
Lajme

NJOFTIM I RËNDËSISHËM, ANULOHEN TË GJITHA FLUTURIMET NGA RINASI DREJT ITALISË

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i ka bërë apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, Autoriteti i Aviacionit Civil kwshillon  të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.