E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Tmerr dhe panik në Venecia: Kroçera përplaset me dokun dhe me anijen turistike, 4 të plagosur
Lajme

FOTO/ Tmerr dhe panik në Venecia: Kroçera përplaset me dokun dhe me anijen turistike, 4 të plagosur

Të paktën 4 persona janë plagosur pasi një kroçerë u përplas me dokun dhe me një anije turistike në mungesë të hapësirës, në një kanal shumë të ngarkuar në Venecia. Përplasja ndodhi rreth orës 8:30 në Kanalin e Giudecca-s, kalimi kryesor që çon në sheshin e famshëm të Shën Markut në qytetin italian.

Një video më poshtë tregon për aksidentin, kroçerën që përplaset dhe njerëzit që ikin në panik. Mediat italiane raportojnë se katër vetë mbetën të plagosur dhe dy u dërguan në spital si një masë paraprake. Shkak i mundshëm i incidentit është thyerja e një kablli me të cilin ishte rimorkuar anija, sipas Il Gazzettino.

Venecia është e njohur për numrin e madh të turistëve dhe anijeve turistike, por në vitet e fundit popullariteti i tyre ka shkaktuar tensione me banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.