Erion Veliaj pa diplomë?! Taulant Muka publikon dokumentin pa vulë
Ish zv.ministri i Arsimit në qeverinë e Ramës, bën me dije se Veliaj, i cili ka filluar fushatën zgjedhore për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nuk disponon një dokument që të vertetojë përfundimin e ciklit të shkollës së lartë. I takon vetë Erion Veliajt që të sqarojë pozicionin e tij në raport me akuzat e Mukës por dhe me shkollën e lartë dhe diplomimin e tij pranë universitetit përkatës Sussex në Mbretërinë e Bashkuar. Qytetetarët e Tiranës duan të dinë nëse është i shkolluar qytetari i parë i tyre ose jo
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzohet nga ish zv.ministri i Arsimit në qeverinë e Ramës, se nuk ka diplomë të shkollës së lartë.
Taulant Muka, në një postim të tijin në rrjetin social bën me dije se Veliaj, i cili ka filluar fushatën zgjedhore për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nuk disponon një dokument që të vertetojë përfundimin e ciklit të shkollës së lartë.
Sipas ish zv.ministrit të Arsimit të dyja diplomat e lëshuara nga Universiteti ku Veliaj ka studiuar nuk kanë as elementin minimal që verteton përfundimin e studimeve universitare të një studenti të diplomuar, vulën e universitetit dhe diplomën e vetë studentit.
“Dy diploma të lëshuara në të njëjtën ditë nga Universiteti i Sussex; diploma e Veliaj pa vulë!
I diplomuari me diplomën me vulë ka dhe foto gjatë diplomimit (dhe diplomën origjinale) që mund t’i gjeni duke klikuar https://www.brigatti.co.uk/gallery/Aaron-Masters-Graduation-Feb2006/”, akuzon ish zv.ministri i Arsimit në qeverinë e Ramës.
I takon vetë Erion Veliajt që të sqarojë pozicionin e tij në raport me akuzat e Mukës por dhe me shkollën e lartë dhe diplomimin e tij pranë universitetit përkatës Sussex në Mbretërinë e Bashkuar.
Pa i hyrë faktit nëse është një ndër universitetet më të forta në ranglistën e universiteteve britanike, ajo që qytetetarët e Tiranës duan të dinë është nëse është i shkolluar qytetari i parë i tyre ose jo./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



