E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministër i Brendshëm pa të brëndshme!
Sot

Ministër i Brendshëm pa të brëndshme!

 

Ministri Lleshaj për Deutsche Welle: …“Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv, nuk na pëlqen. Por çështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin.

Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit. Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por indicie që të çojnë te provat.

Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti” tha ai.

Uaaaaaaauuu!

Ky ishte deklarimi i Ministrit Leshaj per median DW. Fjalë për fjalë ky Ministër nuk beson se vendit iu prish imazhin nga ky publikim! Dhe…merr guximin t’ja thote DW për gazeten më me peshë në europë Bild? Për gazetën që përmbys Qeveri, politika e udhëheqës botëror.

Pra botimi te kjo e përditshme nuk prish imazh- na tha Lleshaj.

Tha për Bild-in, që botohet 5 milion kopje, që shitet mbi 2 milion kopje çdo ditë, që lexohet online nga 25 milion të tjerë. Kjo perandori politikash e imazhi nuk prish imazh!!!

Që ta thuash këte zoti Minister, duhet të jesh një ish ushrarak me gradën jo kapter, por kapderr! Duhet të jesh fare edhe pa organe, nga truri deri te zorra e trashë! Ose siç thonë mirditoret per dikë që jua ka prurë në majë të hundës nga budalleku: Gjynah që dhje…në tokë!

Po si mor Llesh, nuk prishka imazh Bild-i? Administrata Juaj, dmth Departamenti i Administratës Publike, që Ju e keni në vartësi institucionale, më akuzoi mua, dhe më largoi nga detyra se i prisha imazhin Qeverisë Rama, për 4 vargje të një vjershe?

Më hoqët statusin e nëpunësit civil se bëra humor për vetëm 5 mijë frends-a e 2 mijë followers? Me quajtët opinionbërës të FB?! Po Bild-i me 25 milion lexues?

Allah allah! Më mirë më zbrit n’Tiranë, se ky lloj specie, me këto deklarta, më degdisi prap maleve nga ka ardhur.

Zoti të dhashte mënd, o djali i Lleshajve!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.