E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Një kryeministër i marrë, të tërë i çmend”, aleati i Bashës thirrje maxhorancës: Shkarkimin e Presidentit e vendos vetëm…
Politikë

“Një kryeministër i marrë, të tërë i çmend”, aleati i Bashës thirrje maxhorancës: Shkarkimin e Presidentit e vendos vetëm…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se Kushtetutshmërinë e aktit të Presidentit mund të gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri apo parlament.

Mediu shkruan se edhe kur Parlamenti ndërmerr hapa për të shkarkuar kreun e shtetit, sërish vendimin përfundimtar e merr gjykata Kushtetuese dhe ajo ata që kreu i PR i quan “zëdhënësit e të keqes”.

 

 “Rama po çmend gjithë Rilindjen bashke me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetet që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin. Për ata që janë të marrë apo që bëjnë sikur,

Kushtetutshmërinë e aktit te Presidentit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri parlament apo KQZ.

Edhe kur parlamenti ndërmerr hapat për shkarkimin e Presidentit dhe voton për shkarkim e tij është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe jo Rama apo zëdhënësit e së keqes.

Çdo veprim tjetër është antikushtetues është grusht shteti që Rama e ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese.

 Të ishte gjallë Dritëro Agolli do vertiate fort: ‘Ne vendin tim në vendin tënd një kryeministër i marrë të tërë i çmend’”, thekson Mediu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.