Data e re e zgjedhjeve, Presidenti nis konsultimet me faktorin politik. Ja axhenda
Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të nisë konsultimet me faktorin politik për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se: “Presidenti Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para sot në ora 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”.
Po ashtu mësohet se: “Takimet nisin fill pas vizitës në Kosove ku Presidenti Meta do te marre pjese ne festimet e 20-vjetorit te çlirimit te Kosovës”.

Ndalesa
Meta ka ndarë në rrjetet sociale dhe një takim që ka zhvilluar në qytetin e Kukësit.
“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, shkruan Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



