FOTO/Laç: Vritet për një vend parkimi Viktor Shkorreti 25 vjeç
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të gjykatës së rrethit.
Krimi është regjistruar pak momente më parë.
Viktima ka mbërritur i vdekur në spital dhe dyshohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Sipas burimeve raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 25vjeç.
Si shkak paraprak i vrasjes së të riut dyshohet një konflik i çastit për një vend parkimi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit.
Njoftimi i policise:
Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 25 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



