Rinasi, policia i sekuestron 23 mijë euro një 55 vjeçari
Policia e Shtetit bën me dije se paratë i përkisnin një 55 vjeçari, i cili nuk i ka deklaruar ato në kufi.
“Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



