E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ U tha për 7 policë të plagosur në Dibër. Dëshmia e infermieres: Nuk kishin plagë, por probleme nga gazi
Uncategorized

VIDEO/ U tha për 7 policë të plagosur në Dibër. Dëshmia e infermieres: Nuk kishin plagë, por probleme nga gazi

Megjithatë, Partia Demokratike, thotë se policët nuk janë plagosur por thjesht kanë pasur probleme për shkak të gazit të hedhur prej tyre.

Deklaratën, Partia Demokratike e shoqëron me dëshminë e një infermiereje në spitalin e Peshkopisë, e cila thotë se 9 persona kanë kërkuar ndihmë në spital, 7 prej tyre policë, duke theksuar se të gjithë kishin probleme intoksikimi dhe nuk kishte asnjë të plagosur.

“Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Rames, se ne Dibër u plagosen 7 police. Zonja pohon se te 7 policet kane patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre. Dëshmia provon se qytetaret ne Dibër nuk kane plagosur as një polic te vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit te Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.