TABELA/ Pjesëmarrja në votime, ish-deputetja publikon shifrat: Ja si po gënjejnë trashë. S’janë zgjedhje as votime, por…
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar me shifrat e pjesëmarrjes së publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku sipas KQZ deri në orën 10:00 kanë votuar 12% e qytetarëve në gjithë vendin.
Por Tabaku e ka quajtur si gënjeshtër e trashë, pasi sipas saj në vitin 2017 kur zgjedhjet ishin normale, pjesëmarrja po në të njejten orë ka qenë po 12%.
“Sipas KQZ pjesëmarrja ne orën 10 është 12 përlind ekzaktesisht sa ne 2017 si tregon dhe vete faqja e KQZ. Gënjejnë dhe trashe, dhe kur numërojnë vete, votojnë vete, përsëri kane nevoje te genjejne!
Këto nuk janë zgjedhje as votime, kjo është administrata e detyruar për te shkuar ne votime per te mos humbur vendin e punës!
Vete votojnë, vete numërojnë, vete vulosin”, thekson ish-deputetja e PD.

Deklarata e KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.
Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.
Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.
Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



