E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta tërheq ministrat?!/Të martën mocion mosbesimi ndaj Ramës
Uncategorized

Ilir Meta tërheq ministrat?!/Të martën mocion mosbesimi ndaj Ramës

Pas përplasjeve të fundit dhe debateve të ashpra në kampin e koalicionit qeverisës PS-LSI, pritet të ketë zhvillime të ethshme ditët në vijim. Burime i thanë CityNews se ditën e martë Kreu i LSI-së, Ilir Meta, do kërkojë mocion mosbesimi per kryeministrin Edi Rama. Po këto burime i thanë CityNews se Ilir Meta do tentojë rrëzimin e qeverisë Rama me mocion mosbesimi, duke tërhequr në të njëtën ditë të gjithë ministrat e tij.

Koalicioni ka pësuar një krisje të fortë pas darkës së fundit mes Ramës dhe Metës, të shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Erion Veliaj.

Pas kësaj darke, qëndrimet e të dy liderëve të koalicionit kanë qenë të forta dhe shumë larg njeri-tjetrit. Edi Rama duket i bindur në qëndrimin e tij për të shkuar në zgjedhje më 18 qershor, ndërsa Ilir Meta do garanci për opozitën. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon qëndresën e tij të fortë, duke thënë me bindje se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa qeveri teknike.

Nga ana tjetër, Ilir Meta provokoi Ramën kur foli për qeveri “besimi”, duke thënë se LSI është gati të lëshojë karriget për zgjidhjen e krizës politike.

Dje nga Shkodra Rama tha se lënia e karrigeve tregon papërgjegjshmëri ndaj besimit të dhënë nga shqiptarët.

Të martën Ilir Meta mund të propokojë krizën përfundimtare në qeveri duke tentuar rrëzimin e Ramës në Parlament, ku pa Metën kreu i PS-së vështirë se sigurojë 71 vota.

Burime i thane Citynews se të martën Parlamenti pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për Vetting-un dhe votimin e institucioneve të tij. Por në të njëjtën kohë, Meta mund të tentojë rrëzimin e qeverisë./CityNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.