E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Fallxhore unë, fallxhor Edi Rama”- Kryemadhi: Ndryshe nga ai, mua më dalin fjalët. Ilir Meta nuk ma kishte treguar SMS-në
Politikë

“Fallxhore unë, fallxhor Edi Rama”- Kryemadhi: Ndryshe nga ai, mua më dalin fjalët. Ilir Meta nuk ma kishte treguar SMS-në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Ilir Meta nuk ia kishte treguar mesazhin që kryeministri Edi Rama i kishte dërguar sipas të cilit LSI-ja nuk do të ekzistonte, ndërsa Lulzim Basha nuk do të ishte më kryetar i PD-së.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë së saj, Kryemadhi u shpreh se po të ishte LSI-ja në zvogëlim, kryeministri Rama do hynte në zgjedhje normale.

 

 

“E dëgjuat edhe mesazhin, mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta, i thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI, unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë.

Por ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, kishte parashikuar se nuk do të kishte më LSI, por çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, por unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët sepse Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, pro pikërisht sepse ka vetëm 10%, unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD, se nuk ka shanse të jenë, nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.