Ish-ministri Brendshëm : “Koha për reflektim, jo për protesta e as për festa”
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, teksa komenton rezultatin e njësisë 10 në Tiranë, jep edhe disa mesazhe politike.
Xhafaj thotë se tani është koha për reformën zgjedhore, ndërsa i bën apel dy krahëve politikë të polarizuar të reflektojnë, duke ndalur protestat, ndërsa 30 qershori të mos festohet.
Reagimi i plotë i Xhafajt:
Zgjedhësit e Njësisë 10 në Tiranë më 30 qershor e shprehën vullnetin e tyre për Kryebashkiakun Erion Veliaj. Qartësisht e mbështetën edhe për një mandat tjetër në krye të punëve për Tiranën. Vullnetin për rrugën Evropiane të vendit, për stabilitetin, për lirinë e votës dhe përfaqësimit, për kushtetueshmërinë. Ndjehem mirë që ju dhamë mundësinë të votojnë dhe të përfaqësohen, në respekt të kushtetutës dhe të ligjit.
Situata politike e vështirë, por ja dolëm të organizojmë dhe të administrojmë normalisht këto zgjedhje. Standardet dhe zbatimi i ligjit mbi gjithçka. Sherrxhinjtë ishin te gardhi si “protestues/vëzhgues rruge”. Koha për reformë zgjedhore!
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ekipin që punuam së bashku. Të deleguarit, kandidatët e këshillit, drejtuesit e @psocialiste të zonës, patronazhistët dhe komisionerët e kushdo tjetër që na u bashkua në këtë proces.
Megjithëse me më pak zgjedhës në listë, arritëm pjesëmarrje më të lartë mbi mesataren e vendit dhe kryesorja, më shumë vota se 2015, për kryetarin dhe këshillin. Tani është radha jonë! Për mua si deputet, për kryebashkiakun Erion Veliaj& këshillin, të mbajmë premtimet për më shumë investime në zonë & zgjidhje të problematikave sociale. Koha për reflektim politik, jo për protesta e as për festa. Për më shumë punë në shërbim të qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



