E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri as vet nuk e di ç’po kërkon, xhiron bosh…
Publik News

Kryeministri as vet nuk e di ç’po kërkon, xhiron bosh…

 

U bënë katër vite që vi në Sarandë në emër të Fakultetit të Ekonomisë për komisione diplomash. Mbaj mend herën e parë kur unë e hapa komisionin me një fjalim që u bëja moral për një jetë më të mirë, pse puna dhe morali ishin baza e shumë gjërave në jetë e në punë, si dhe sesa e rreptë është metodologjia akademike. Më pas u mbajta një fjalim të shkurtër motivues dhe ç’të shikoje në sallë, unë isha si mesia.
Fillojë prezantimi i parë dhe mjaftoi pesë minuta ta humbisja. Ore çështë kjo punë kështu, fillova të bërtisja sikur qe fundi i botës! Nuk bëhet kërkimi kështu, kjo nuk është diplomë, ku janë instrumentet e kërkimit, metodologjia, struktura, dreq e shejtan!!!… Pas disa prezantimeve ku ishin lebetitur studentët e shkretë të filialit të Sarandës, pasi unë kisha ngelur pjesën më të madhe kuptova se fajtori isha unë! Unë po u kërkoja atyre diçka që ata nuk e dinin se ishte, nuk u kish thënë njeri se duhesh, nuk e dinin si bëhesh ndryshe ku pedagogët e tyre kishin për vete nivel studenti. Me të veten ata kishin të drejtë sepse kishin bërë më të mirën.
Sot pas kaq vitesh, rezultatet e presionit disa vjeçar dhanë frytet e vogla që për mua janë të papërfillshme por për ata është një gjë e madhe. Sot pas kaq vitesh unë pash studentët e një dege modeste, të një institucioni të lodhur në ekstrem, një sistemi të fëlliqur, pa burime njerëzore, pa investim dhe pa vizion që edhe pse mendësinë e vjetër më të keqe të mundshme, fal një faktori ndryshimi modest përmendën pjesët bazike të një kërkimi si, pyetësori, metodologjia, anketim, analizë, rezultate dhe në fund të shkretët kishin dhe sugjerime. Unë e di se nuk i kërcet njeriu në këtë qerbela dhe ndjesia që më përshkoi është vështirë e kuptueshme, por ishte një përmbushje dhe një vetkënaqësi e mbështjellë me ankth. Dy të parat vetkuptohen, ndërsa ankthi më erdhi nga fakti se kuptova se sa kohë u deshën për aq pak ndryshim. O Zot, sa netë të ikura kot, sa dëm shoqëror dhe sa dëm ekonomik!
Pse e bëra këtë parantezë me këtë histori? Sot me tërsëllim të madh dëgjova krieministrin që shkarkoi një koleg timin, ish pedagog, dhe emëroi një tjetër në postin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Dikur gazetari i njohur Robert Papa ka patur një emision që quhesh “Fokus” dhe në një episod shfaqej katili Enver Hoxha i currufjasur komplet dhe që mbahej në këmbë nga katilat e vegjël. Kish mbledh zagarët dhe po bënin parashikime për ekonominë komuniste. Në rrjedhje e sipër thosh “100 mijë dollaro, 200 mijë dollaro”, duke dredh një palë tespie dhe duke folur përçart. Vemja që kish në krah, Ramiz Alija, e korrigjon duke i thënë një shifër tjetër se ishte jashtë kontekstit, por prap nuk guxonte të fliste njeri të thoshte të vërtetën… Kjo skenë mu kujtua kur dëgjova kryeministrin tu recitonte me një ton të qetë dhe kërcënues drejtuesve të tatimeve rreth gjendjes katastrofike që ka sistemi.
I përmenda këto dy histori për të treguar disa gjëra.
Së pari, po nuk e jetove problematikën e shoqërisë vështirë ta kuptosh atë, e jo më ta zgjidhësh. Këta njerëz janë shkëputur nga sistemi social dhe ekonomik dhe përpos mungesës së empatisë, parimeve, boshtit të vlerave dhe shkëputjes nga realiteti po xhirojnë bosh.
E dyta, ndryshimet duan kohë, por mbi të gjitha duan iniciativë, mendësi dhe përkushtim.
E treta, ndryshimi i fundit provojë për të disatën herë argumentin se nuk ka rëndësi emri që vendoset por institucionet dhe proceset. Është e vërtetë se nga individët vijnë ndryshimet e mëdha, por kur pas tyre është një proces meritokracie, një sistem i pakapur dhe një vullnet i qartë për ndryshim.
Së fundi, çdo veprim i ndërrmarë nga qeveria ka provuar sesi një sistem i tërë xhiron bosh, i vetmuar, i thatë, shkatërrues dhe i frikshëm në nivele Kafkiane.
Nevoja për një alternativë me mendësi ndryshe, me bazë vlerash, procese transparente dhe meritokratike është emergjente për Shqipërinë.
Kryeministri sot po u kërkonte atyre përballë tij atë që po u kërkoja unë studentëve 4 vite më parë, ata thjeshtë nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë. Ndryshimi mes të dyve është se unë e dija çfarë po kërkoja, kryeministri as vet nuk e di ç’po kërkon./atlas.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.