Shifrat/Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, PS merr 60 nga 61 bashki në vend.
Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, qe i hap rruge keshtu te zgjedhurve vendore te marrin mandatin permes betimit.
Mbyllja e të gjithë procesit zgjedhor të 30 qershorit ka kërkuar 27 ditë kohë për numërimin, shqyrtimin e kërkesave ankimore dhe miratimit të tabelës përfundimtare, duke hyrë tek ato procese zgjedhore të gjata në historinë e zgjedhjeve vendore në vend.
Ne tabelen permbledhese bie ne sy se Partia Socialiste ka marre 60 bashki, nga 61 ne vend. Nje bashki e mori partia e minoritetit maqedonas, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.
Partia Socialiste ka marre 564679 vota, ose 1136 mandate.
Sipas tabeles permbledhese, parti e dyte sipas numrit te votave te marra renditet ajo e Paskal Milos, Partia Demokracia Sociale me 27865 vota ne rang vendi.
Kete e pason Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, me ish-kryetar Skender Gjinushit, qe ka marre 27422.
Bindja Demokratike e Astrit Patozit, konfirmohet sipas ketyre rezultateve, parti e katert, me 20350 vota.
Theksojme se vota të Pavlefshme për Kryetar jane 811.727, nderkohe qe 49.018 eshte numri i votave te pavlefshme per Keshill Bashkiak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



