E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Tiranës,  i pushon çështjen Tom Doshit pas akuzave për fshehje pasurie
Politikë

Gjykata e Tiranës, i pushon çështjen Tom Doshit pas akuzave për fshehje pasurie

Deputeti i majtë Tom Doshi fiton një tjetër betejë me drejtësinë. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një gjykim të nisur ndaj tij për akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë.

Në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga A2 CNN, gjykata shprehet se ndjekja penale ndaj Tom Doshit nuk duhet të kishte filluar. Në gjykim, Prokuroria pretendoi se deputeti Doshi në periudhën 2005-2014 në të paktën 30 raste ka bërë deklarim jo të plotë dhe të rremë të pasurive dhe veprimeve financiare të kryera prej tij.

 

 

tomdoshi1

Në to, Prokuroria listonte mosdeklarim të gjendjeve të llogarive bankare, të huamarrjeve dhe huadhënieve në shifra që shkonin deri në 4 milionë euro, të blerjes së disa automjeteve, madje edhe një shumë prej 50 mijë euro të dhuruara nga Doshi në vitin 2010 për Kishën e Laçit.

uuuuuuuuuuuuuuu-1024x576

Për këtë shkak, Prokuroria kërkoi fajësinë e deputetit dhe dënimin e tij me 1.5 milionë lekë gjobë. Në arsyetimin e vendimit, gjykata konstatonte se të gjitha pasuritë e pretenduara si të padeklaruara nga Doshi, ishin të ligjshme dhe të regjistruara. Sipas gjykatës, mosdeklarimi i tyre nuk përbënte veprën penale, por fakt që mund të korrigjohej në ILDKP sipas procedurave ligjore.

Gjykata çmon se nuk mund konsiderohet deklarimi i rremë apo fshehje e pasurive kur kemi të bëjmë me parregullsi ku futen dhe mosplotësimi i të gjitha rubrikave të deklaratës, duke lënë pasuri të ligjshme të padeklaruara te cilat figurojnë te regjistruara ne Institucionet e Shtetit.

gjyqi1-1-1024x576

Përballja e Doshit me këtë akuzë nisi në vitin 2015 kur ai u kallëzua nga ILDKP. Në qershor të vitit 2017 u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Lartë, por për dy vjet me radhë dosja u bë objekt ping-pongu për kompetencën mes saj dhe Krimeve të Rënda, derisa u dërgua në gjykatën e kryeqytetit. Një vit më parë, Tom Doshi fitoi pafajësi për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në një proces ku ishte i bashkëpandehur me ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin.   /A2CNN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.