Situata në Devoll/ Reagon Basha: Hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, por nesër …
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas situates me te fundit ne Bashkine e Devollit, ku kryetari i dale nga 30 qershori ka hyre ne zyre, nderkohe qe institucioni mbahet nen kontrollin e forcave policore.
Sipas Bashes, ky eshte nje uzurpim me dhune i qeverisjes lokale, kunder vullnetit te popullit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Basha shkruan se “Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij”.
Reagimi i Bashës
Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



