Situata në Devoll/ Balla poston certifikatën, i përgjigjet opozitës: Bashkia, në punë. Për llafe kemi LB, që…
Kreu i grupit paralamentar te PS-se, deputeti Taulant Balla, i pergjigjet akuzave te opozites per uzurpim te Bashkise se Devollit.
Ne nje reagim pas situates me te fundit te krijuar ne Bashkine e Devollit, ku nderkohe qe kreu i zgjedhur nga 30 qershori eshte ne detyre, jashte protestohej dhe ish-kryebashkiaku ka thene se eshte ai qe do te vijoje punen, Balla thekson se keshilli dhe kryetari i zgjedhur vijojne normalisht punen.
Ai ka postuar edhe nje cerfifikate te nxjerre vetem sot, per te deshmuar se bashkia eshte ne funksion dhe ne sherbim te kerkesave te qytetareve.
Reagimi i Ballës
Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB✌️ që nuk ka nevojë të zgjidhet😂😂😂 edhe brenda të vetëve.
30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




