Policia hap me forcë derën, kryebashkiaku i PS futet në Bashkinë e Kavajës
Pas përfundimit të orarit zyrtar, kryebashkiaku i PS në Kavajë Redjan Krali, është futur në bashki.
Kryebashkiu i ri i Kavajës, Redjan Krali ka mbërritur pak më parë në godinën e Bashkisë.
Ka qenë policia bashkiake ka bërë të mundur hapjen e derës së Bashkisë, pasi u mbyll nga zyrtarët e bashkisë, pas përfundimit të orarit zyrtar.
Ndërkohë që edhe protestuesit përpara godinës, të cilët ndaluan hyrjen e kryebashkiaut të ri, u larguan pak më herët.
****
Betimi i kryebashkiakut të ri të Kavajës te nënprefektura, protestë para obashkisë
Proteste para Bashkise se Kavajes, nderkohe qe pritej te behej konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe njeheresh betimi i kryebashkiakut te ri, Redjan Krali.
Ne Kavaje, mbeshtetesit e ish kreut te bashkise, Isa Sakja, jane ne proteste para bashkise, duke mos njohur kreun e ri qe dale nga 30 qershori. Pas kesaj, konstituimi po behet ne ambientet e nenprefektures.
Nderkohe vete Sakja është shprehur se per te kjo e sotmja eshte nje dite e zakonshme pune.
“Eshtë ditë e zakonshme pune. Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Kemi një dekret të presidentit të Republikës në fuqi dhe absolutisht është e pamundur që populli i Kavajës, jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojnë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të djathta dhe të majta të emëruarit e tyre të pazgjedhur. Dua t’iu bëj me dije se Kavaja kanë votuar vetëm 5% e votuesve dhe unë e lë bashkinë,”-mesohet te kete thene ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




