Sekretari i PD-së, pyetje për Valdrinin: Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?
Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.
Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie.
Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.
Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit.
Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar.
Për t’i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:
Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?
Një ditë pasi foli për mediat, sot, 10 gusht, kryebashkiaku i Shkodrës i zgjedhur më 30 qershor, Valdrin Pjetri ka reaguar në Facebook, për akuzat që PD ka ngritur ndaj tij se ka qenë i ndaluar dhe më pas dëbuar nga Italia, e pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme për pastërtinë e figurës së tij.
Pjetri ka publikuar foto që thotë se janë “ertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian”.
POSTIMI I PLOTE
“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.
Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.
Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







