Rama prezanton TURISTIN E 1 MILION-të
Kjo vajzë e vogël shënon numrin 1 milion të turistëve të huaj që vizituan Shqipërisë vetëm gjatë muajit gusht, sipas kreut të qeverisë.
Kryeministri Edi Rama shkruan se ajo është nga Austria dhe kanë hyrë sot në portin e Sarandës. Atje ka qenë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka shkrepur disa foto me turistët austriakë.
Postimi i kryeministrit:
Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme😁
Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar👍
Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si komunitete, si qytetarë të këtij vendi🤝 Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social☀️
#smilealbania😀🇦🇱
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






