E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Palnikaj: Zbulime nga dokumentet e Vatikanit, 5 shekuj është shkruar shqip
Lajme

Mark Palnikaj: Zbulime nga dokumentet e Vatikanit, 5 shekuj është shkruar shqip

Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. “Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”….. Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e shkruar e Andrea Bogdanit, që la amanet botimin e gramatikës shqipe, mund të transkriptohet lehtë në gjuhën e sotme shqipe. Janë qindra si këto dokumente që plotësojnë hendekun e atyre pseve për mungesën e shkrimit shqip gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Për studiuesin Mark Palnikaj është fakt që në pesë shekuj shkollat dhe gjuha shqipe janë në një vijimësi të pandërprerë. Ai argumenton me një seri dokumentesh në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” vijimësinë e tyre gjatë pesë shekujve nën sundimin osman, deri në 1905-n- kur u mor vendimi për çeljen e shkollave tërësisht në gjuhën shqipe. Osmanët e luftonin gjuhën dhe shkollën shqipe, por shqiptarët sakrifikuan dhe i mbajtën gjallë, duke u bërë ruajtës të identitetit tonë. Mark Palnikaj është aq entuziast pas zbulimit të çdo dokumenti që flet për çelje të shkollave shqipe që nga Shkodra, në Shkup, në Mal të Zi e deri në Prevezë; nga ‘500-a në ‘600-n e nga ‘700-a, në ‘800-n e 900-n. Por, dje, duke përshëndetur nga Vatikani, ku po kërkon arkiva të reja Mark Palnikaj tha:

“Kam gjetur plot gjëra, por këtë herë jam mërzitur… sesa pak dimë për historinë tonë”. Ndërsa në intervistën për Shqiptaren, ai rrëfen për dokumente e shkolla të njohura e të panjohura, duke na tërhequr fort vëmendjen e duke e plotësuar mozaikun e njohurive mbi këtë temë.

–Zoti Palnikaj, ju shkoni shpesh në Arkivat e Vatikanit, e sot që po flasim jeni aty. Përveç dokumenteve në latinisht që lidhen me historinë tonë, ju nuk reshtni së reklamuari zbulimet e dhjetëra dokumenteve të shkruara në gjuhën shqipe përgjatë shekujve, nga 1500-a deri në fundin e 1800-s. Çfarë rëndësie historike kanë dokumentet e zbuluara?

M. Palnikaj: Me këto dokumente unë dua të zbulojë të plotë historikun e shkrimit të gjuhës shqipe dhe të shkollave shqipe në trevat shqiptare. Për historikun e shkollave shqipe janë mbajtur një numër shumë i madh konferencash madje edhe kongrese dhe janë botuar shumë libra dhe studime ku janë identifikuar kontributet e të parëve tanë arbëror për shkollat dhe shkrimin shqip qysh nga shekulli XIII e këtej. Edhe studiuesit shqiptarë e shumë studiues të huaj kanë sjellë të dhëna për shkrimet e para në gjuhën shqipe dhe për shkollat e para në trevat arbërore, para se të formohej shteti shqiptar. Por nga studimet e kryera vitet e fundit, sidomos nga viti 1930 e deri më sot, është zvogëluar roli i shkollave shqipe të hapura nga klerikët tanë të nderuar deri në shekullin XIX, me pretendimin se “ato kanë qenë shkolla fetare”. Një mendim i tillë më duket shumë i padrejtë sepse në të gjithë kontinentin evropian shkollat e para janë hapur në fillim nga institucionet fetare. Në trevat shqipfolëse të asaj kohe vetëm priftërinjtë kishin arsimin e nevojshëm për të mundësuar lëvrimin e gjuhës shqipe të asaj kohe dhe ata klerikë ishin kryesisht shqiptar, por në ndonjë rast, kontribute me rëndësi dhanë edhe klerikët me kombësi jo shqiptare që shërbyen në Shqipëri.

Barleti, Beçikemi, Dhimitër Frangu, Buzuku, Bardhi, Bogdani, për shekujt XVI dhe XVII, na kanë lënë monumente me rëndësi në këtë fushë duke na dhuruar veprat e pavdekshme të historive për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, “Mesharin”, Fjalorin Latinisht Shqip, Doktrinë dhe vepra të tjera të prezantuara dhe të njohura në shumë punime të mëparshme. Sipas burimeve arkivore na faktohet se Stublla e shqiptarëve të Malit të Zi pati shkollën e parë shqipe që në vitin 1584, e qe vijoi deri me 1 shkurt të vitit 1905, kur u shpall famulli më vete. Ishte filial i Letnicës. Data 5 shkurt, ndërkaq shënon fillimin e semestrit të dytë të vitit shkollor 1904 – 1905, tashmë të Stubllës së pavarur nga Letnica. Komuna e Vitisë datën 5 shkurt e ka futur në Statutin e Komunës si ditë feste të Shkollës Shqipe. -Ndërkohë ka një opinion në popullsinë e gjerë se shqip është shkruar pas themelimit të Alfabetit të Manastirit 1908. Ndërsa në rrethet akademike ka pasur një studim të kufizuar në fakte si Formula e pagëzimit e Pal Engjëllit dhe “Meshari i Gjon Buzukut” (1555).

Cilat janë shembujt më të parë që do të sillnin fakte për një shkrim të pandërprerë të shqipes gjatë shekujve?

M. Palnikaj: Unë mjafton t’ju kujtoj disa shkolla prestigjioze të shekujve të kaluar ku mësohej shqip. Përmend këtu kolegjin ilirik të Loretos, që është hapur në vitin 1555 e që përgatiste klerikë për Ballkanin dhe rajonin e pushtuar nga turqit.

Një pjesë e shqiptarëve përgatiteshin për ritin grek ortodoks dhe një pjesë përgatiteshin për ritin latin, kishën katolike romane, që përfshinte zonat nga Shkumbini e sipër e deri në Prevezë, e deri në Shkup. Të gjitha këto vende ishin pjesë e ritit latin. Universiteti i Loretos ka përgatitur kuadro për të shërbyer në Shqipëri, si klerikë apo ipeshkvij. Pra, pesë shekuj me radhë, pa asnjë ndërprerje shqiptarët kanë shkruar shqip, e janë shkolluar në shkolla shqipe. Dokumente të tilla ka shumë, sepse nuk janë të rastësishme, për kohën kanë qenë normale. Ndaj argumenti për zanafilla të shkrimit shqip me alfabetin e saj nder pese shekuj, nuk ka pse të mbështetet në dokumente aq të rrallë, që ju i përmendët. Në këtë kohë, me sa duket Selia e Shenjtë për të ruajtur besimin e krishterë të ritit roman, pra jo ortodoks të Kostandinopojës, zgjodhi si strategji të saj arsimimin e besimtarëve nga trevat ballkanike të pushtuara nga turqit, për t’i bërë ballë ekspansionit të dhunshëm të fesë dhe kulturës islame. Për këtë qëllim, për studentët e këtyre trevave ajo ka hapur disa shkolla.

Në fillim, në vitin 1584 u hap Kolegji Ilirik i Loretos i cili me ndërprerje të shkurtra ndenji i hapur deri në vitin 1860. Sipas regjistrit themeltar të studentëve të regjistruar në këtë kolegj, nga trevat e Arbërisë, Dioqezës së Shkupit dhe të Tivarit, të cilat ishin me popullsi shqipfolëse, në këtë kolegj u regjistruan 124 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.