E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stilistja e njohur ndërron jetë në moshën 59-vjeçare
Lajme

Stilistja e njohur ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Stilistja e njohur me origjinë nga Kuba, Isabel Toledo, ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës në moshën 59-vjeçare. Ajo vuante nga kanceri në gji dhe humbi jetën në një spital në Manhattan.

isabel toldeo 1 Ka punuar si drejtoreshë krijuese në Anne Klein nga viti 2006 deri në 2007-n, por është e njohur më së miri për veshjen e Zonjës së Parë Michelle Obama në inaugurimin e Barack Obamës si president në vitin 2009.

 

 

mishelle obama

E lindur në Camajuani, Isabel u transferua në Nje Jork, në një moshë të re, ku takoi bashkëshortin dhe partnerin në punë, Ruben Toledo në shkollë të mesme.

isabel toldeo

“Unë nuk e zhvesh trupin. Ti e di që ke një trup të mirë; askush tjetër nuk duhet ta dijë”, tha ajo në një intervistë të vitit 1989, ku e përshkroi punën e saj si “jo shumë seksi”.

isabel toldeo 2

“Kur një grua ecën në një vend me rrobat e mia, ajo do të vihet re përfundimisht, që do të thotë se ajo duhet të jetë e sigurt, sepse ajo merr shumë hapësirë”, është shprehur Toledo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.