LIVE| Shqipëri-Islandë/ Shpërthen festa në Elbasan, Dermaku kalon në avantazh kuqezinjtë (VIDEO)

Shqipëria ka një test të vështirë sot me Islandën. Përveçse kundërshtarët janë të rrezikshëm, kuqezinjtë vijnë pas një humbjeje zhgënjyese në Francë. Ama këtë herë, për Kombëtaren nuk ka vend për “të qarë” humbjen me kampionët e botës, sepse sot në fushë do të jetë Islanda.

Reja Kombetarja

 

 

Kuqezinjtë luajnë kartën e fundit për të mbajtur gjallë objektivin europian. Tri ekipe, Franca, Turqia dhe Islanda janë në kuotën e 12 pikëve, përballë vetëm gjashtë që kanë aktualisht kuqezinjtë, tregojnë shansin final të ekipit tonë kombëtar për të mbetur në trajektoren që shpreson për “Euro 2020”

Kombetarja

LIVE| SHQIPËRI – ISLANDË 0-0

KOMENTI LIVE: 

33′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet shifrat! Dermaku kalon në avantazh kuqezinjtë pas një asist fantastik të Memushajt! 

31′ Mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë. Hysaj nga e djathta, jep një top  të bukur për Baren brenda zonës, por mesfushori nuk arrin të koordinohet siç duhet, duke gjuajtur keq.

28′ Bare jep një top fantastik për Hysajn, i cili provon ta kthejë në zonë, por largojnë futbollistët islandezë.

26′ Mundësi shënimi për Islandën, Sigurdson nuk tregohet i saktë brenda zonës, duke gjuajtur jashtë kuadratit. Moment i vështirë në portën e Strakoshës.


25′ Sigurdson provon me një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën e portës të mbrojtur nga Strakosha!

22′ Shqipëria provon sërish me Manajn, që e merr mjaft bukur topin brenda zonës, por vonohet në momentin e fundit, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të ndërhyjë, goditje nga këndi për Shqipërinë!

18′ Islandezët provojnë të qarkullojnë topin në mesfushë, të vendosur mirë kuqezinjtë e Rejës!

12′ Drithërima në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë shpërdorojnë një rastë të artë shënimi me Manaj, pas një rrëmuje brenda zonës.


11′ Fantastik Memushaj, mesfushori vlonjat dhuron spektakël në mesfushë duke shmangur disa kundërshtarë, teksa fiton goditje dënimi!

8’ Islandezët mundohen që të organizohen megjithatë e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në mbrojtjen tonë.

3′ Shqipëria provon të rrezikoj me Manajn! Hysaj kroson nga e djathta, por nuk arrin ta prekë topin sulmuesi lushnjar. Kuqezinjtë e nisin në sulm.

2’ Goditje dënimi për Shqipërinë, aty ku vjen krosimi në zonë por topi shkon në duart e portierit.

1′ Ka nisur sfida në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.

ISLANDA: Halldorson, Harmanson, R.Sigurdson, Arnason, Skulason, Sigurjonson, Bjarnason, Hallfredson, Gunarson, G.Sigurdson, Bodvarson.

Formacioni zyrtar

Publikuar nga Publik Media