E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëdorëzohet në polici 28 vjeçari, ishte në kërkim
Lajme

Vetëdorëzohet në polici 28 vjeçari, ishte në kërkim

Ishte në kërkim për tentative vrasje dhe ka vendosur që të vetëdorëzohet në policinë e Korçës.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij”.

Jë njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë, në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës.

Sekuestrohet arma e dyshuar e krimit, të cilën e posedonte pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme shtetasi J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMË”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.