E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi flet për konferencën e Metës: Nuk ka pakt Rama-Basha
Politikë

Gazment Bardhi flet për konferencën e Metës: Nuk ka pakt Rama-Basha

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur për konferencën e ditës së sotme të presidentit Meta.

I pyetur nëse ka një pakt mes kryeministrit Edi Rama, Bardhi e ka mohuar, duke u shprehur se nuk do të ketë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Bardhi thotë se nuk e kupton se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat.

“E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’I vënë fre kontrollit të kësaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në situatën e brendshme në Shqipëri.”

Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm ka folur për hapjen e negociatave, duke u shprehur se ishin 5 kushte, për hapjen e bisedimeve, ndërsa tani kanë shkuar 7.

“Nuk e kuptova kështu deklaratën e presidentit të republikës. Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE. E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’I vënë fre kontrollit të kësaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në situatën e brendshme në Shqipëri. Ne lobojmë që të hapen negociatat, si aspiratë  e shqiptarëve për të qenë sa më parë pjesë e BE, por për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, shanset vijnë duke u zvogëluar. Ishim me 5 kushte për hapjen e bisedimeve, kanë shkuar 7. Dhe të gjitha informacionet tona flasin që nga 7 mund të bëhen në 9 apo 10 kushte. Kjo tregon për hapa pas në procesin e negociatave me BE. Ne duam që të jetë një PO, se nuk është Po për qeverinë, është Po për shqiptarët, por të gjitha dyshimet tona janë se nuk ka për të patur një PO pa kushte. Pra, do të shtohen edhe më shumë kushtet”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.