E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruud Gullit trainer  i shqiptarit 8-vjeçar Marin Shehaj
Sport

Ruud Gullit trainer i shqiptarit 8-vjeçar Marin Shehaj

Një foto e shqiptarit 8 vjeçar Marinit, me legjendën e futbollit Ruud Gullit në një gazetë hollandeze  na tërhoqi vëmendjen. Pasi gjetëm adresën  e vendit ku zhvillohej stërvitja  e ekipit të moshës 8 vjeçare  me ish-futbollistin e famshëm Gullit aistuam në një seancë stërvitore. Ishte kënaqësi që një pjesë e familjeve shqiptare janë integruar me dinjitet në Europë, dhe Marini si çdo europian po i jepet mundësia të zhvillojë pasionin dhe dëshirën  në sistemin e futbollit hollandez.  Marini  është vetëm tetë vjeç, një vend si Hollanda i ka dhënë mundësinë që të stërvitet nën kujdesin e familjes, në futboll dhe për fatin i tij, ndoshta i ka qëlluar një trainer fantastik si Gullit. Tani Marin Shehaj ështe tetë vjeç dhe stërvitjen e parë e filloi falë kujdesit dhë këmbënguljes së babait,  në moshën 5 vjeçare. Ai fle me ëndërra të bukura që një ditë do bëhet si lionel Mesi  dhe nuk i mungon  talenti, ka vullentin  dhe shpirtin e garës në çdo stërvitje .  Momentalisht 8 vjeçari Marin  Shehaj është i angazhuar në ekipin e Roermond në Hollandë, në skuadrën e para të rinjve.  Duke biseduar me prinderit e Marinit, ata na treguan sakrificat  për të lënë plot angazhime të tjera dhe për ti krijuar mundësinë e stërvitjes. Këtë verë u Marini u trajnua dhe u diplomua  nga futbollisti i njohur Ruud Gullit, një ëndërr për çdo fëmijë që ëndëron të bëhet futbollist . Trajnerët e skuadrës së Marinit e shikojnë plot optimizëm  të ardhmen  e djaloshit shqiptar në fushën e gjelbërt.

Marini aspak i ndrojtur nuk nguron  të flasë  për Shaqirin dhe Xhakën, ai thotë se  janë krenaria e tij që janë shqiptarë. Noshta falë punës  dhe dëshirës  dhe fatit në Hollandë nesër fanela me Nr 5  Shehaj  do shkelqejë në  karrierën e  futbollit e pse jo të krenohemi me talentin dhe emrin e tij në skudrat botërore .

Largohemi nga fusha e Ruud Gullit me idenë se ky është brezi i ri nëpër botë që na  do na bëjnë të ndihemi krenarë. Më poshtë  shikoni disa  nga momentet  e fiksuara gjatë ndeshjeve dhe stërvijtes së Marin Shehajt./ Aura Noka

 

   p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.