E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krumë/Eskavatori rrëshqet nga rimorkio dhe përplaset me një makinë
Lajme

Krumë/Eskavatori rrëshqet nga rimorkio dhe përplaset me një makinë

Një aksident i rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krumë-Kukës.

Aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur “Qafa e Toblit”, ku një eskavator, i rimorkuar në një kamion, ka rrëshqitur, duke u përplasur me makinën tip “Mitsubishi” që ndodhej pas kamionit.

Shoferi i makiës “Mitsubishi” ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës, ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Një kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, ka rënë nga shtrati i makinës që po e transportonte dhe për pasojë ka goditur një mjet tip ‘Mitsubish’ që kalonte në rrugë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Mitsubishi’, Hysen Nega, i moshës 50 vjeç.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Krumës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Gjakovës, aty ku ka ndërruar edhe jetë.

Shtetasi E. H, që rezulton të jetë edhe drejtuesi i mjetit tip kamion ku ndodhej eskavatori, është shoqëruar në polici.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Policia e Kukësit /Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip ‘Mitsubish’ me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit ‘Mitsubush’ shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.