E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Personi i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
Lajme

Personi i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Nën dyshimet se ka pasur dijeni për vrasjen e Santjago Malkos dhe ka penguar zbardhjen e së vërtetës, Policia e Tiranës arrestoi dje shtetasin Blendi Teta.

Ky i fundit është shoqëruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Polici dhe më pas i është komunikuar arrestimi. Burime thanë se i riu është kapur nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, megjithëse vetë i dyshuari ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me krimin.

VRASJA

Santjago Malko, një ishpolic i larguar rreth 3 vite më parë nga uniformat blu, në momentin që ndodhi vrasja po udhëtonte me makinën e tij “BMW”, kur i ka prerë rrugën një furgon i bardhë.

Dyshimet e para të hetuesve janë se 2 persona hapën zjarr ndaj tij, duke bërë që Malko të humbë drejtimin e makinës dhe të dalë nga rruga vetëm 500 metra më tutje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, por ka dyshime se ndaj ishpolicit janë qëlluar më shumë plumba. Autorët u larguan dhe pak orë më vonë, Policia gjeti një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur vetëm sa për të humbur gjurmët.

Për më shumë se dy javë, Polica ende nuk ka identifikuar asnjë autor për vrasjen e Malkos. Ky i fundit rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia. I riu nga Lushnja ishte i martuar me ish-efektiven e Njësisë “Shqiponja”, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe djalin 14 muajsh.

Pistat

Prokuroria e Tiranës është duke hetuar në disa drejtime për të zbardhur vrasjen e 26- vjeçarit, i cili rezulton i përfshirë me komponentë të botës së krimit. Rreth tri vite më parë, Malko ka qenë i përfshirë në një sherr që ka ndodhur në një pikë bastesh, sherr i cili është kaluar në sitë nga Prokuroria. Ndërkohë, pas përfundimit të këqyrjes së pamjeve filmike, kanë ardhur edhe arrestimet e para.

Kush është Sabtiago Malko:

Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.