E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Pagën minimale do të bëjmë 400 euro!
Politikë

Basha: Pagën minimale do të bëjmë 400 euro!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se sapo të vijë në qeveri, në 4 vitet e para të qeverisjes se PD paga minimale për të gjithë punëtorët do të bëhet 400 euro në muaj.

Basha: Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro. Si një mase e domosdoshme për punëmarrësit, pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë dhe mirëqenie.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 7-te te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, Basha premtoi që sapo të vijë në qeveri do të hetojë të gjitha PPP dhe koncesionet. Gjithsecila prej tyre, tha Basha, do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale.  Ndërsa garantoi vënien para drejtësisë nga zyrtari më i thjeshtë deri tek kryeministri.

Basha: Politika e PPP që është një vjedhje me ligj është sanksionimi me ligj i devijimit të qindra milionë euro të taksave të marra nga punëmarrësit, nga bizneset, zhvatja e shumicës së shqiptarëve për tia dhënë këto para një grushti oligarkësh për ti ndarë me një grusht politikanësh.

Është prioritet kombëtar dhe emergjencë absolute për PD që ditën e parë në pushtet do verë në lëvizje një plan kombëtar për hetimin e çdo afere korruptive të maskuar si PPP apo koncesion. Gjithsecila prej tyre do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ne do të ndjekim paranë publike kudo që ajo të jetë devijuar. Ne do vëmë para drejtësisë çdo zyrtar përfshirë në këto skema korruptive nga juristi më i thjeshtë tek kryeministri dhe çdo person privat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.