E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistija e një dhunuesi ….. na dhunoi të gjithave sërish.
Uncategorized

Amnistija e një dhunuesi ….. na dhunoi të gjithave sërish.

Edhe nje grua e vrare…..39 vjec, nene e 2 femijeve te mrekullueshme.

Edhe kjo me urdhra mbrojtje….. urdhra nga institucioni prej ku jepte drejtesi per ne, gjykata.
Amnistija e nje dhunuesi ….. na dhunoi te gjithave serish.
Fildez nuk e besoj dot se ike, te vrane !!!

Luftove per dinjitetin tend femeror, luftove si profesioniste, luftove per familjen tende……po nuk ja dole dot Fildez.
Jam e tronditur dhe ende nuk e besoj dot se humba nje mike, nje grua luftetare me fatin dhe kete shoqeri ende ne primitivizem.
1 qershori ishte dita e fundit qe te takova….ishe me 2 yjet e tua, atje ne TEG. Me listove gjithe gjerat e bukura qe po te ndodhnin me femijet e tu, karrieren tende……folem per reformen qe pritej ne drejtesi….kishe plane, shihje qarte te ardhmen tende dhe te femijeve, besoje se do ja dilje jetes bashke me dy femijet e tu te shkelqyer……anashkaluam me delikatese edhe historine e keqe qe te njihja….. kete qe te mori jeten.
Te urova per shume te mira….prisja lajme te bukura nga ty luftetare e paepur per femren dinjitoze ne familje e drejtesi.
Dezi bukuroshja…..ta vrane te drejten per te jetuar, ndonese ti luftove te ofroje drejtesi per shume te drejta te bashkeatdhetareve te tu.
Me trondite mikja ime, na trondite te gjithave qe te njihnim qysh nga arsimi .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.