VIDEO/ PD dhe opozita e re u larguan nga tryeza e OSBE-së, qejfmbetje
Tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore është shoqëruar sot me sherre dhe me “qejfmbetje”.
Vetem pak kohe, pasi perfaqesuesit e PD-se ne tryeze dhe deputetet e opozites se re braktisen mbledhjen, deputetja Rudina Hajdari eshte rikthyer ne sallen e takimit.

Pas saj, edhe deputetet e tjere te opozites se re te pranishem ne kete tryeze, Ralf Gjoni dhe Nimet Musai.

Çfarë ndodhi
Pjesëmarrja e përfaqësuesit e PD-së, Ivi Kaso dhe dhënia e fjalës nga Damian Gjiknuri, fill pas qëndrimit të maxhorancës, ka shkaktuar pakënaqësi tek përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare.
Këtë pakënaqësi e shprehu publikisht, deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka kërkuar që të respektohet Rudina Hajdari si bashkëkryetare e Komisionit dhe jo përfaqësuesi i PD-së.
Por pas shprehjes së qëndrimit zyrtar, Ivi Kaso është larguar nga mbledhja. Ndërkohë që deputetët e opozitës së re, janë larguar pasi Rudina Hajdari foli në emër të pakicës në parlament.
Gazetari i “Panorama” raporton se deputetët e opozitës së re janë shprehur se Damian Gjiknuri ka ulur rolin e Rudina Hajdarit, pasi bashkëkryetari Damian Gjiknuri nuk ka mbajtur një qëndrim të barabartë karshi saj.
Deputetët e opozitës së re do të mblidhen ne Kryesinë e Kuvendit për të vendosur rreth qëndrimit që do mbaj opozita e re për reformën zgjedhore.
Reagimi
Deputeti ne Kuvend Ralf Gjoni, i dale nga listat e LSI, paralajmeroi sot se po pergatitet nje marreveshje mes PS dhe PD. E per kete ai tha se nuk do te lejohet nje maskarade.
Ralf Gjoni në emër të opozitës parlamentare tha per mediat pasi u largua nga tryeza e thirrur prej OSBE per Reformen Zgjedhore.
“Dalja jonë në shenjë proteste nga kjo tryeze s’ka të bëjë me qëllimin e saj,
jemi mirënjohës për OSBE që e ka mbësthetur për SHBA, BE dhe ambasadat e tjera,
s’mund të bëhemi fasadë e një tryeze që kthehet ne nje tryeze me 3 bashkekryetarë, ku dërgohen perfaqesues në nivel teknik e opozitës së bashkuar për të na delegjitimuar,
për të legjitimuar një fejesë martesë mes PD dhe PS dhe për të përgatitur një pazar”, tha ai. /PANORAMA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



