E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjigja e Ramës: Njësoj sikur një karrocë me kalë t’i thotë një treni…
Politikë

Përgjigja e Ramës: Njësoj sikur një karrocë me kalë t’i thotë një treni…

Pas takimit me aleatët e 5 partive në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha foli për mediat dhe i drejtoi një mesazh kreut të qeverisë, Edi Rama. Lideri i PD tha se nëse Rama nuk e zbaton dot planin e PD për reformën zgjedhore, është mirë “të hapë krahun”, sic tha ai.

 

 

Por nga konferenca për gazetarët, ku shpalosi vendimet e këshillit të ministrave për situatën e pas tërmetit, shefi i qeverisë iu përgjigj interesimit të mediave dhe dha këtë mesazh për deklaratat e kreut të opozitës.

“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo ti parandaloj.
Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjme cfarë kemi në dorë. Keshtuqë është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.