E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas 13 ditëve në krye të ARRSH, Vasilika Vjero jep dorëheqjen
Politikë

Pas 13 ditëve në krye të ARRSH, Vasilika Vjero jep dorëheqjen

Ka zgjatur vetëm pak ditë puna si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptare për Vasilika Vjeron.

 

 

Ajo ka dhënë dorëheqje nga posti që mori rreth 10 ditë më parë. të njëjtin fat pati edhe Sonila Qato, e cila dha dorëheqjen para ardhjes së Vjeros në këtë detyrë.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar.

Autoriteti Rrugor është një nga drejtoritë ku qarkullojnë miliona euro në tendera për rrugët dhe jo vetëm.

Zonja Qato dha dorëheqjen vetëm pak muaj pasi pasi u akuzua nga një kompani private për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

“Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore. Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon)”, shkruante Qato në rrjetet sociale.

Qato u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga shoqëria “Gjoka Konstruksion” mbi dyshimet e se ka shpërdoruar detyrën, shkelur barazinë në tendera dhe ka kryer korrupsion. Kallëzuesit kërkojnë hetime për sa i takon skualifikimit të shoqërisë për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në kallëzimin penal, përmes të cilit kërkohet gjithashtu edhe shpërblimi i dëmit moral dhe ekonomik nga zonja Qato, pretendohet se jo vetëm është shkelur ligji, por është cenuar gjithashtu edhe siguria e shoqërisë nëpërmjet inspektimeve të njëanshme të ARRSH që konkluduan se kishte falsifikim dokumentesh gjatë tenderimit.

Gjatë muajit shtator, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ka bërë verifikimet e nevojshme për kompaninë “Gjoka Konstruksion” dhe ka zbuluar te dhënat e rreme për punët e kryera prej saj në “Rrugën e Arbrit”.

Në datën 12 shtator, ARRSH i ka kërkuar agjencisë së prokurimit publik nisjen e një procedure hetimi administrativ për kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”.

Konkretisht sipas raportit të ARRSH mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

Ka zëra punimesh që janë paraqitur si të përfunduara por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Inspektimi i kryer është realizuar pas një periudhe gati tre mujore nga data e kolaudimit, çka do të thotë se kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime.

Por grupi i punës i ngritur nga ARRSH doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara.
Punimet e pakryera konsistojnë kryesisht në ndërtim drenazhi, torkretim me llaç, çimento, vendosje rrjete teli në skarpata zgarë hekuri, sistemi në ndriçim për njoftim evakuimi, sistemi i njoftimit të emergjencave në tunele, sistemi i detektimit të alarmit të zjarrit dhe ai i tokëzimit.
“Gjoka konstruksion” ka marrë me koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara.

Sipas ligjit, në çdo rast kur vërehen paraqitje të të dhënave të rreme është detyrim taksativ i autoritetit kontraktor të shkualifikojë operatorin që i ka paraqitur ato të dhëna dhe të nisë procedurën e përjashtimit nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.