Flet drejtori i policisë: Ishte duke pirë pije freskuese me disa shokë
Drejtori i Policisë Rebani Jaupi deklaroi se pas disa orësh kontrolli në të gjithë Tiranën, është gjetur në një lokal në kryeqytet, duke pirë një pije freskuese, me disa shokë e shoqe, duke hedhur poshtë se ishte një rrëmbim.
Ai është shprehur se kur e kanë gjetur vajzën, një pjesë e miqve të saj që kishin qenë me të në tavolinë, janë larguar pasi i ka kapur paniku. Pritet që vajza të merret në pyetje në prani të familjarëve dhe psikologes për të kuptuar se përse e ka bërë këtë veprim, si dhe kush ishte personi që njoftoi policinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



