Albin Kurti shpall fitoren
Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur të publikojë, në faqen e saj zyrtare, rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan sot ne Kosove, pas përfundimit te procesit te votimit.
Në numërimin e 85 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK-së, ndërsa pas tyre vjen PDK-ja, ndersa kreu i saj, Albin Kurti ka shpallur fitoren.
“Nesër ftoj LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re me mua Kryeministër”, u shpreh ai nder te tjera.
Rezultatet e deritanishme janë si me poshtë:
ORA/ 00:08
LËVIZJA VETËVENDOSJE- LVV: 25.90%
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS- LDK: 24.87%
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS- PDK: 21.02%
AAK-PSD KOALICIONI 100% KOSOVË- AAK-PSD: 11,54%
NISMA-AKR-PD : 6.40%





KETU mund të shihni rezultatet zyrtare në kohe reale.

ORA 21: 10
Deri tani janë numëruar mbi 250 mijë e votave në nivel vendi, ose 34.9 për qind e votave.
Nga ky numër kryeson LDK me 64.521 vota, ndërsa pas saj është Vetëvendosje me 59.492 vota, dhe e treta është PDK me 57.717 vota.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



