Tradhtarët e PD shkarkojnë Rudina Hajdarin, Korab Lita emërohet kreu i ri i grupit parlamentar
Grupi Parlamentar Demokrat që përbëhet nga deputetët “tradhtarë” të Partisë Demokratike, ka larguar Rudina Hajdarin nga kryesimi i grupit. Lajmin e jep vetë kryetari i ri, Korab Lita. Në një reagim në rrjetet sociale, Lita thotë se i është besuar një detyrë e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi.
Reagimi i plotë i Korab Litës:
Te nderuar miq ,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.
Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.
KL.
Grupi Parlamentar Demokrat u krijua në Kuvend pasi hynë deputetët nga listat e reja. Pjesë e grupit janë Korab Lita, Halit Valteri, Alban Zenel e Myslim Murrizi. Në pranverën e 2019, kohë kur edhe grupi u krijua, në krye të tij u zgjodh deputetja e PD, Rudina Hajdari. Por duket se kulisat mes demokratëve të opozitës së re kanë nisur, dhe me largimin e Hajdarit do të shohim zhvillime të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



