E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Rudina Hajdari: Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat
Politikë

Reagon Rudina Hajdari: Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se ajo nuk do të jetë më në krye të Grupit Parlamentar të PD-së dhe se në vend të saj, kjo detyrë iu caktua deputetit Korab Lita.

Me një shënim në facebook, Hajdari ka hedhur poshtë pretendimet e Korab Litas, ndërsa shkruan se ajo vijon të jetë në krye të grupit Demokrat.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, shkrun Rudina.

Ndërkohë, ka qenë vetë Korab Lita i cili shkroi në Facebook se ka ndodhur një organizim i brendshëm dhe se atij i është propozuar të jetë kreu i ri i Grupit të Demokratëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.