Meta: Duhet të përfitonim dhe ne nga avantazhi i Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë shttypi të përbashkët me presidentin e Maqedonisë s ëVeriut , Pendarovski theksoi ffaktin se Shqipëria humbi shansin më të madh më 18 tetor në bisedimet me BE, për shkak të avantazhit që kishte Maqedonia e Veriut, si vend që kishte ëprmbushur të gjitha kërkesat e unionit evropian si dhe mbështetjen Bundestagut gjerman.
“Besoj se ju e mbani mend që unë në mënyrë të vazhdueshme që gjatë zhvillimeve të ndezura politike sidomos në maj qershor por dhe në korrik gusht kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, që të ishim më reflektues ndaj disa standardeve dhe kritire që ishin vënë ndaj nesh nga përfaqësues të BE, në vecanti nga zyrtarë të Bundestagut i cili është institucion që vendos mbi çëstjet e zgjerimit dhe kam theksuar që ëhstë sh e rëndësishme që të përfitojmë nga situata më e avantazhuar e maqedonisë që të dy vendet tona të përfitojmë dhe ti japim zgjidhje çështjeve të brendshme që ta lehtësojmë vendimmarjen dhe jo të ndodhë që të vështirësohet çelja e negociatave dhe për maqedoninë Veriore. Dua të shpreh mirënjohen për Bundestagun gjerman, për të hapur rrugën për çeljen e negociatave të 2 vendeve duke bërë dhe dallim për progresin e qartë të Maëerdonisë së Veriut dhe kam theksuar se dhe vendet e tjera që janë skeptike në vendin tonë, jo pretendime të panjohura nga ne.
Tani jemi në këto kushte që askush nuk do ta dëshironte, ndaj mesazhi ynë është shumë i qartë që ne shohim vetëm një alternative, punojmë vetëm për 1 alternativë: anëtarësimi ynë dhe i gjithë rajonit në BE”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



