E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Boom padish për pension ushqimor, ekspertët: Duhet VKM për minimumin jetik për fëmijët
Publik News

Boom padish për pension ushqimor, ekspertët: Duhet VKM për minimumin jetik për fëmijët

Procese të shumta të zgjidhjeve të martesave kryesisht, nxjerrin në pah ditë pas dite problemin e referimit të minimumit jetik, i cili nuk përkon me përmbushjen e nevojave bazike të fëmijeve.
divorc1
Në vitin 2017, sipas të dhënave më të fundit të raportimit nga  INSTAT, norma e divorcit pësoi sërish një rritje, duke arritur 19.9 divorce në 100 martesa.

Ekspertët e fushës ligjore sakaq, kanë raportuar një rritje të gjyqeve edhe këtë vit, që lidhen me problemin e pensionin ushqimor, që në rast divorcesh po në rritje, babai ka detyrimin ligjor të paguajë fëmijës/fëmijëve.

“Masa e pensionit ushqimor, (7000 lekë në muaj), rezulton diskriminuese në çdo rast e nuk përfaqëson kurrsesi interesin më të lartë të fëmijëve. Mungesa e references së një akti të tillë, ka prekur drejtpërsëdrejti mijëra fëmijê përgjatë kêtyre viteve e vijon të prekë sërish të tjerë ditë pas dite, duke cënuar kësisoj një standard të pranueshëm. Nevojitet një trajtim specifik i këtij problemi, detyrim parësor i insitucioneve të linjës, një studim i mirëfilltë me specialistë të fushës, drejt krijimit të një standarti i cili presupozon plotësimin e nevojave fizike, psikologjike dhe sociale të çdo fëmije, në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin e duhur të sejcilit, referuar standarteve ndërkombëtare caktuar për këtë qëllim.”-pohon av. Denisa Daka, duke shtuar se në dyert e Gjykatës, në mes ccështjeve familjare, ka një rritje padish për pensionin ushqimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.