E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga spitali flet për goditje të planifikuar dhe bën paralajmërimin e fortë
Publik News

Basha nga spitali flet për goditje të planifikuar dhe bën paralajmërimin e fortë

Me premtimin se “çdo cm katror i pronës së tyre do kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet”, kreu i PD Lulzim Basha, nga spitali i Traumës, pasi takoi te lenduarit nga perplasja sot e banoreve me policine ne zonen e Astirit, ka bere nje paralajmerim te qarte per ata qe ai i quajti urdheruesit dhe ekzekutuesit e ketij “skenari dhe krimi te rende”.

“Jane ne gjendje te rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare kam parë disa të moshuar mbi 70 vjec të gjakosur nga dhuna me shkopinj e me grushta, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës pra një numër i madh banorësh të lënduar traumatizuar një pjesë të shtruar një pjesë s’janë shtruar, e ne po marrim masat për ti dhënë ndihmën e nevojshme.

 

Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama është një skenar i përgatitur me kujdes, kishte një qëllim të conte drejt gjakosjes përgjakjes e konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që kanë planifikuar tek unaza e re.

Me rëndësi eshte që sot qytetaret ta kuptojne që nuk behet fjalë për një projekt zhvillimi, s’ka të bëjë me rrugë të re, është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale, ishte një projekt vjedhje që u denoncua nga PD. Rama është i vendosur ta cojë këtë vjedhje deri në fund e nuk kursen as jeten e qytetareve, është krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve e banesave të tyre.

Paralajmëroj gjithësecilin nga urdhëruesit, ekzekutorët që do mbajnë përgjegjësi para ligjit dita s’do vonojë e ju jap fjalën që s’do mungojë dita kur ata do përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare për të mbushur xhepat e tyre”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.