E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, zbulohet projektrezoluta që i dërgohet Kuvendit
Publik News

Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, zbulohet projektrezoluta që i dërgohet Kuvendit

Sapo ka përfunduar mbledhja e konferencës së kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ku mesohet   se u vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kalojë seancës plenare lidhur me propozimin e presidenti Ilir Meta për zgjedhjen si anëtare e GJ.K Marsida Xhaferllari.

“U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndrimi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta qe dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”, thonë burimet nga mbledhja.

Presidenti Meta ndërkohë ka thërritur për betim pasditen e sotme 3 anëtare të zgjedhura dhe të dekretuara për KED-në, duke përjashtuar emrin e Arta Vorpsit, e cila bëri betimin e sotëm te noterja.

Nuk dihet ende nëse kandidatet do të paraqiten te Meta, ndërsa mes emrave është Marsida Xhaferllari, e cila u dekretua nga kreu i shtetit për anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e deputetit Manja dy dite me pare ne nje emision televiziv

Manja tha se nëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nuk thirren nga Meta për të bërë betimin, ato duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin detyrën, dhe për këtë përdori një batutë.

“Çështja e betimit është njësoj si, t’i vendos të martohesh, do shkosh te kryetari i bashkisë për celebrimin, por ai nuk ua bën. Do ndahet çifti tani?”, tha Manja.

“Presidenti nuk e ka dekretuar z. Vorpsi. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruara e parë e Gjykatës Kushtetuese. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruar për efekt të Kushtetuës dhe të ligjit. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Po të shkojmë në absurditet, na duhet të pranojmë edhe atë letrën. Sjellja e Presidentit nuk është kushtetuese. Presidenti nuk është jurist, por ka marrë përsipër të pezullojë procesin përmes një letre. Betimi është një moment i rëndësishëm, sepse lidhet me shprehjen e besnikërisë që një anëtarë ka ndaj Kushtetuës, por ama për mua është një moment ceremonial dhe jo konstituimi. Që do të thotë betimi nuk është element konstituiv që lidhet me fillimin e mandatit kushtetues.”, ka thënë socialisti Ulsi Manja në emisionin “Real Story”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.