E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Kapomafia e ka shndërruar KED në një shpellë të vërtetë të…
Uncategorized

Berisha: Kapomafia e ka shndërruar KED në një shpellë të vërtetë të…


Pas takimit me Presidentin, Ilir Meta, nën cilësinë e ish-presidentit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  është kthyer në një shpellë mafie, nga eksponentët e qeverisë.

Berisha thotë se në KED janë paraqitur dhjetëra kandidatë, por janë zhdukur.

“Kapomafia ka shndërruar KED në një shpellë të vërtetë mafie. KED sjell në vend të 12 kandidaturave, sjell 4. Këta i ndajnë 3 nga 3 duke i përsërit në lista.

Nuk ka sjellje dhe përqeshje më të rëndë. Aty janë paraqitur me dhjetëra kandidatë dhe janë zhdukur të gjithë”, tha Berisha.

Më tej, Berisha komentoi dhe akuzat e maxhorancës se Presidenti Meta kërkon të kapë gjykatën Kushtetuese. Por për ish-kryeministrin, Presidenti po bën gjithçka për të ruajtur kushtetutshmërinë e Gjykatës.

“Kam dëgjuar në media, që thonë se shohin që Presidenti kërkon të kapë gjykatën se është vetë në gjykim. Lexoni Venecian. Në opinionin e tij të fundit shpall të kundërtën e kësaj. Parlamenti duke e vënë në hetim do bëjë gjithçka të kapë gjykatën për të realizuar qëllimin e tij.

Mazhoranaca po bën gjithçka të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe presidenti po bën gjithçka të ruajë kushtetutshmërinë e saj”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.