E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në kongresin e CDU: Plani për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza është…
Publik News

Basha në kongresin e CDU: Plani për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza është…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha nga Kongresi i Kristian-Demokratëve në Gjermani ka ndarë me anë të një video mesazhin rezultatet e takimeve që ka patur me personalitetet e larta të CDU-së.

Basha ka deklaruar se plani me 9 pika është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

 

 

“Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë së pasi çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”, pohoi lideri i demokratëve.

 

Në videon e tij të shpërndarë në Facebook,  Basha tha se ai do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza.

“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.

Lideri i demokratëve u shpreh më tej se: “Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1714812881989102/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.