E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rana po ngre strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH
Publik News

Basha: Rana po ngre strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH

“Strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH” e ka cilësuar kreu i PD-së, Luzlim Basha nisjen e paketës speciale Anti-KÇK, që kryeministri Rama tha se do të nisë nesër.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se e gjitha është një mashtrim  dhe se Anti-KÇK është “përpjekja e fundit e Ramës për të sabotuar SPAK-un”.

“Rama miratoi një ligj që e bënte kapon e SPAK dhe BKH. Edi Rama e ka ankth SPAK dhe BKH. Nesër do shpalosë një masë që të bëjë një SPAK DHE BKH paralele. AntiKÇK është një mashtrim, strukturë paralele me SPAK dhe BKH. AntiKÇK është përpjekja e fundit për të sabotuar SPAK-un. Rama e di mirë që SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe bandën e tij. Ne kërkojmë ngritjen e tyre sa më shpejt.

Ligje më të forta kundër bandave më të forta se shqiptarët nuk i ka kush dhe këto po jua thotë një ish-ministër i Brendshëm. Me të njëjtat ligje kjo qeveri po i nxjerr nga burgu kriminelët“, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.