Nxirret nga rrënojat edhe vëllai i dytë nga Gjilani
Është nxjerrë nga rrënojat edhe një 29 vjeçar nga Kosova, i cili kas humbur jetën në hotel “Tropikal” në Durrës.

Nga ngjarja humbi jetën edhe vëllai tjetër. Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e tërmetit që shkaktoi pasoja katastrofike në qytetin e Durrësit.
Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit kishin ardhur për të qëndruar disa ditë në Durrës për të kryer disa punë, duke punuar si mekanikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



