E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj ndihmon fëmijët e gjykatëses së vrarë, por harron familjen e Ardit Gjoklajt
Uncategorized

Erion Veliaj ndihmon fëmijët e gjykatëses së vrarë, por harron familjen e Ardit Gjoklajt

Shqiptarët e memories përjetuan këto kohë dy ngjarje të rënda. E para ishte një krim i rëndë, ku një nënë gjyqtare, Fildez Hafizi u vra nga dora gjakatare e bashkëshortit të saj duke lënë pas dy fëmijë jetim. Ndërsa pak ditë më parë një një familje në Paskuqan të Tiranës, por edhe opinion i shëndoshë publik, përkujtoi 1 vjetorin e vdekjes së Ardit Gjoklaj vetëm 17 vjeç në landfillin e Sharrës.

Bashkia e Tiranës për hir të vërtetës ka bërë një veprim për tu përshëndetur në rastin e dy fëmijëve të gjyqtares Fildez Hafizi ndërsa siç raportohet nga mediat, ky insititucion është angazhuar të plotësojë dokumentat për heqjen e kujdestarisë së fëmijëve nga babai tashmë në burg. Një tjetër vendim është ai për dhënien e 18 mijë lekëve të reja për të dy fëmijë në muaj, ndërsa ata sëbashku me tezen e tyre do të zhvendosen në një banesë tjetër qiraja e të cilës gjithashtu do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës.

Fëmijëve do tu sigurohet edhe transporti falas për në shkollë po nga Bashkia e Tiranës. Asgjë për tu kritikuar deri këtu për shtetin i cili pasi dështoi të mbronte nënën gjyqtare të dy jetimëve, të paktën po mundohet që në këto ditë të rënda për ta, t’u gjendet sadopak pranë me aq sa janë mundësitë. Por ndërsa Bashkia e Tiranës arriti të bëjë të pamundurën për fëmijët e Fildezit, ajo nuk mund të bëjë asgjë për të sjellë në jetë Arditin e familjes Gjoklaj vdekja e të cilit do të rëndëojë mbi Bashkinë e Tiranës për aq kohë sa atu do të jetë në krye Erion Veliaj.

Thonë se asnjë prind s’duhet të jetojë aq sa të shohë fëmijë ti ndahet nga jeta. E kur kjo gjëmë nuk vjen prej Zotit, por prej grykësisë së robit, dhimbja është më e madhe.

Sot Erion Veliaj nuk është në gjendje të zhbëjë vdekjen e Ardit Gjokljat, megjithëse ishte ai që e liçensoi kompaninë që ia mori jetën 17 vjeçarit. Sot Erion Veliaj nuk është në gjendje ta zhbëjë vdekjen e Ardit Gjoklajt, por ai tregoi se ishte në gjendje të bënte gjithëçka për ta mbuluar e për ta mbyllur me para publike gojën e Prokurorit Petrit Fusha që po e hetonte këtë ngjarje. Sot Erion Veliaj nuk është në gjendje që të zhbëjë vdekjen e Ardit Gjoklajt, por ai është po aq i predispozuar që të mos bëjë asgjë për ta lehtësuar dhimbjen e dhe skamjen e familjes së 17-vjeçarit të pafat.

Familja Gjoklaj ishte e munduar nga fati dhe skamja edhe me Arditin në jetë, por kur skamja e fati i keq bashkohen edhe me mortin, drama është më e madhe dhe pesha e nëpërkëmbjes që vjen përmes injorimit që Erion Veliaj i bëri kësaj dramë janë çmenduri.

Nëse Erion Veliaj do të kishte vepruar me të njëjtën përkujdesje për familjen e Ardit Gjoklajt ashtu siç bëri më fëmijët jetimë të Fildez Hafizit, sot paratë e paguara ndaj portalit që i bëri qokën e radhës Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për njëherë të vetme mund të ishin quajtur Hallall./syri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.