Mbledhja me ekspertët, Rama:Do duhet të vëmë në kryq të gjithë godinat që duhen shembur
Nje ide me e qarte lidhur me godinat per te cilat duhet te behet kujdes do te mund te krijohet pas mbledhjes se ekspertëve dhe inxhinierëve. Kryeministri Rama ka njoftuar se ata do te mblidhen ne nje konference diten e premte. 
“Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur, edhe me disa nga grupet inxinierike, masat në skuadrat tona janë jashtë zakonisht pozitive. Grupit të tjera kanë ardhur dje, të tjera pritet të vijnë në vijim. Do t’u japim njerëzve garanci që godinat nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe njëkohësisht duhet të vëmë në kryq të gjithë godinat që duhen shembur. Ditën e premte përfaqësuese të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun raste dhe tipologji ndërtimesh për të treguar se nga dhe për çfarë duhet të ketë një shqetësim. Pastaj në çdo rast duhet të bëhet ekspertimi i veçantë. Të premten do të ndiqni nga goja e atyre që dinë se çfarë flasim”- tha Rama.
Ai ka bere nje apel edhe per mediat, duke thene: Dua t’u bëj apel mediave të adresojnë pyetjet për këto grupe, nuk iu kushton asgjë t’i kërkojnë ekspertët dhe t’i pyesin. Po punojmë për kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në nderimit dhe njësia speciale ka nisur të gjithë hartën për të identifikuar përgjegjësitë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



